Berat – Brace, ish-materniteti është kthyer në pronë private

Braçe ka deklaruar publikisht se ish materniteti i qytetit, një godinë me një sipërfaqe prej 4500 metrash katrorë, pronë e Ministrisë së Shëndetësisë, i është dhënë në përdorim në mënyrë abuzive një biznesmeni të lidhur me Partinë Republikane. Ai ka theksuar po ashtu se biznesmeni në fjalë po kryen në këtë godinë punime pa u pajisur më parë me lejen e Bashkisë së Beratit apo të KRRTRSH, gjë që ka ndeshur në kundërshtimin e bashkisë së këtij qyteti. Deputeti i qarkut të Beratit, Braçe, ka shprehur shqetësimin se, ashtu si dhe në shumë raste të tjera, të bëra publike kohët e fundit, Policia e Shtetit nuk ka mbajtur anën e ligjit, por është treguar indiferente duke favorizuar sipas tij biznesmenin. Bashkia e Beratit ka dërguar një letër për këtë rast për kryeministrin, duke protestuar ndaj cenimit të kompetencave të pushtetit vendor. “Ky ndërtim po bëhet pa leje ndërtimi. Interesi korruptiv që nis këtu në Berat dhe përfundon tek interesat dhe klientët e familjes në pushtet që na qeveris, tek Partia Republikane, kriminale”, theksoi deputeti Braçe.