Bashkia Korçë ka finalizuar marrëveshjen me kompaninë gjermane Nexans Autoelectric, për hapjen në këtë qytet të një linje prodhimi të kabllove elektrike për markat e njohura të automjeteve si Benz, Volkswagen, Audi, General Motors etj.

Duke e konsideruar një lajm të mirë për qytetin e Korçës, Bashkia Korçë do të rikonstruktoje një kapanon tek ish UMB, që do të vihet në funksion të këtij projekti.

Advertisement

Sipas bashkisë, projekti krijon mundësi punësimi për 1 mijë punonjës.