Një studim i fundit tregon se ka efekte dëmtuese në zemër. Studimi është publikuar në European Journal Of Clinical Nutrition dhe sugjeron se një kafe e vetme në ditë mund të zvogëlojë fluksin e gjakut në zemër brenda një ore pas konsumimit. Presioni i gjakut po ashtu rritet ndjeshëm pas një ekspresi normal, gjë e cila nuk ndodh me kafet dekafeinato. Studimi i zhvilluar nga një skuadër e Universitetit të Palermos, Itali, studioi efektet e një ekspresi të vetëm tek 20 vullnetarë adultë, krahasuar me alternativën dekafeinato. Për krahasimin ato matën sa zgjeroheshin enët e gjakut kur qarkullimi i gjakut rritej. Enët e shëndetshme të gjakut zgjerohen kur rritet presioni i gjakut në mënyrë që të kalojë lehtësisht. Brenda një ore nga konsumimi i kafesë ekspres, fluksi i qarkullimit të gjakut u ul mesatarisht me 22%.