Aktorja e ka vetë financuar këtë projekt dhe ka qenë shumë e gëzuar, pasi i dha më tepër kontroll në drejtimin e filmit. “I gjetëm vetë financat dhe e realizuam me një buxhet të vogël. Kështu mundëm të zgjidhnim cilin regjizor të donim dhe kishim gjithë kontrollin. Unë jam shumë e kujdesshme me zgjedhjet, pasi koha është e çmuar e nuk mund t’a çoj dëm. Kur isha 20 vjeç mund të bëja çdo gjë, tani jo”,- ka thënë Nicole Kidman.