Thuajse një muaj pasi njoftoi fundin e martesës së tij me Jennifer Garner, Ben Affleck duke se po vazhdon jetën e tij qetësisht.
Sipas burimeve të afërta të aktorit, që janë shprehur për revistën Us Weekly, Affleck shoqërohet me dadon 28-vjecare të fëmijëve të tij, Christine Ouzounian.
Ku Ouzounian nisi të kujdesej për tre fëmijët e tyre, cifti mësohet se ka qenë në një periudhë të shkurtër ndarjeje.
Një prej burimeve ka treguar se ata dilnin pa fëmijët dhe se flirtonin me njëri tjetrin.
Kur Garner e zbuloi, vendosi të pushonte nga puna dadon.
Por me sa duket, cifti i ri nuk i ka shkëputur marrëdhëniet.
“Ben e pëlqen shumë atë. Ndërsa ajo thotë se mes tyre ka dashuri të vërtetë”, ka thënë një prej miqve të Ouzounian.

Advertisement