Ben Affleck në krizë pas divorcit

Ben Affleck nuk po e përjeton mirë periudhën pas ndarjes nga Jennifer Garner.

Të paktën këtë e tregojnë fotot e shumta të aktorit, i cili të jep përshtypjen se është në humor jo të mirë.

Advertisement

Ai u kthye i vetëm në Los Angeles, pas pushimeve me gjithë familjen në Bahamas. 42-vjeçari është parë të dalë nga një lokal me kafe në dorë, por gjendja e tij nuk duket shumë e qetë.

Aktorit i është vënë re edhe një tatuazh i ri në shpinë, të cilin nuk e ka pasur më parë. Gjithashtu ai prej disa ditësh është shfaqur në publik pa unazën e martesës në gisht.

Sipas prestigjozes britanike, DailyMail këto mund të jenë pasojat e divorcit të aktorit nga bashkëshortja Garner.