Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë ndarë pas 10 vitesh martesë.
Në lidhje me ndarjen e tyre ata janë shprehur se “Pas shumë reflektimesh dhe konsideratash për njëri-tjetrin, morëm vendimin e vështirë për t’u divorcuar”.
Affleck dhe Garner pavarësisht gjithçkaje kanë premtuar se do të ruajnë miqësinë sëbashku dhe do të kujdesen rregullisht për fëmijët e tyre. Nga ana tjetër çifti ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithve për ndarjen, duke kërkuar të mos spekulojnë për asgjë.
Kujtojmë se prej shumë kohësh martesa e tyre ka qenë në qendër të vëmëndjes, pasi ata shpesh kishin zënka mes tyre.