Belgjikë – Scheffer uron mirëseardhjen në NATO Shqipërisë dhe Kroacisë

“Me pranimin e dy vëndeve të reja ne u bëmë 28 anëtarë dhe kjo është dëshmi jo vetëm e tërheqjes së NATO-s sot, por edhe e kurajos dhe vizionit të themeluesve të saj”, ka deklaruar Scheffer në fjalën e tij. Sipas tij prania e dy vëndeve të reja në NATO, është garanci për sigurinë e tyre. Scheffer e vlerësoi zgjerimin e NATO-s me dy anëtarë si domethënie të rëndësishme për rajonin dhe vetë Aleancën. “Për Shqipërinë dhe Kroacinë hyrja në NATO është rezultat i një përpjekjeje të gjatë. Ato duan të kenë një vënd në aleancën, ku merren vendime për sigurinë e Atlantikut Verior”.

Advertisement