Belgjike – Scheffer, bombardimet e NATO-s ne ish-Jugosllavi te domosdoshme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar se ndërhyrja ushtarake e Aleancës Veri-Atlantike për shkak të Kosovës, në vitin 1999, ne ish-Jugosllavi ishte e domosdoshme. Me rastin e 10 vjetorit të bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s, Scheffer ka thënë se edhe pse kjo ndërhyrje e Aleancës ishte kritikuar nga shumë anë, ajo ka qenë e domosdoshme. Deklaraten Scheffer e beri ne Forumin transatlantik ne Bruksel, i cili u organizua nga fondi gjerman Marshal.
Advertisement