Belgjikë – Nuk arrihet asnjë kompromis për cështjen e emrit

Thursday, January 15, 2026

Në takimin e zhvilluar mbrëmë në Bruksel, Papandreu dhe Gruevski kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me zgjidhjen e këtij kontesti. Pala greke është mbështetur në propozimin e fundit që emri të ketë një përmbajtje gjeografike dhe përdorim të përgjithshëm. Në këtë plan është diskutuar edhe emri Republika e Maqedonisë së Vardarit. Nga ana tjetër, pala maqedonase ka insistuar në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe shqyrtimin e mundësisë së një formule të dyfishtë. Dy kryeministrat kanë biseduar për një orë e gjysmë, por ata më pas nuk janë prononcuar për mediat lidhur me rezultatin e këtij takimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -