Belgjike – Ministrat e jashtem te BE diskutojne per bashkepunimin me Ballkanin Perendimor

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu sipas agjensive te lajmeve rajonale bëhet e ditur se në takimin e sotëm në Bruksel pritet që shefat e diplomacive të anëtarëve të BE-së të përshëndesin emërimin e përfaqësuesit të ri ndërkombëtar për Bosnjë e Hercegovinën. Shefi i ri do të jetë deri në fund të këtij viti i dërguar i Bashkimit Evropian në këtë vend.
Advertisement