Ndërkohë, edhe Belgjika ka bllokuar ardhjen e pakove dhe mallrave nga Jemeni, duke ndjekur kështu masat e marra nga Gjermania, Britania, Franca e Holanda. Por fenomeni i pakove-bombë, përvec se në Jemen, është regjistruar edhe në Greqi, ku ditën e djeshme policia bllokoi katër të tilla. Ndërsa sot, në ambasadën e Zvicrës në kryeqytetin helen është regjistruar një shpërthim, i cili për fat të mirë s’ka shkaktuar viktima.


