Belgjikë – BE marrëveshje për miratimin e Traktatit të Lisbonës

Në këtë mënyrë, sigurohet amendimi i cili bën të mundur ratifikimin, por edhe funksionalizimin e procesit të vendimmarrjes për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Udhëheqësit e BE nga ana e tyre ranë dakord që ta lejonin Republikën Çeke që të mos e nënshkruante Traktatin e Lisbonës, duke shmangur kështu shtyrjen e hyrjes në fuqi të tij, vetëm sepse presidenti i këtij vendi refuzonte nënshkrimin e këtij dokumenti. Me traktatin krijohen dy poste: ai i presidentit evropian dhe i Ministrit të Jashtëm të BE, ndërsa Komisioni, Parlamenti Evropian dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të marrin kompetenca të reja, ndërkohë që vendet anëtare do të humbasin të drejtën e vetos në disa fusha.

Advertisement