Barroso pati theksuar se rizgjedhja do të forconte autoritetin e tij përballë këshillit të ministrave. Politikani i djathë liberal u premtoi deputetëve se do të angazhohet me shumë për një Evropë më sociale. Barroso, ish-kryeministri i Portugalisë e ka drejtuar Komisionin Evropian në pesë vitet e fundit dhe ndërkaq, caktimi i tij përsëri në këtë post është miratuar ndërkaq nga vendet anëtare. Për të fituar kundërshtarët e tij, ai premtoi të vërë thekset më të mëdha në politikat sociale, për të luftuar papunësinë dhe për të siguruar një farë fushe manovrimi në tregun evropian të punës.
RELATED ARTICLES


