Belgjikë, arrestohet terroristi i tretë

Autoritetet belge kanë arrestuar një të dyshuar si pjesëmarrës në sulmet terroriste të pak ditëve më parë në Bruksel.

Prokurorët kanë sqaruar se personi i arrestuar, i identifikuar si Faycal Cheffou, është një prej gjashtë personave të arrestuar që prej të të enjtes.

Advertisement

Në deklaratë thuhet se i arrestuari akuzohet për përfshirje në grupe terroriste, vrasje terroriste dhe tentativë vrasjeje terroriste.

Ndërkaq sipas mediave belge, Cheffou, i cili është gazetar, është personi i tretë që shfaqet në foton e terroristëve marrë nga kamerat e aeroportit të Brukselit, por kjo ende nuk është konfirmuar nga prokurorët.

Po sipas mediave, edhe një tjetër i arrestuar i cili është identifikuar si Aboubakar A. akuzohet për përfshirje në grupe terroriste.

Cheffou jetonte në një apartament të vogël vetëm 500 metra nga stacioni i metrosë ku ndodhi një prej shpërthimeve terroriste.

Cheffou, i cili punonte si gazetar, ka patur probleme edhe herë të tjera me drejtësinë, për lëndë narkotike dhe dhunë.

Sipas raportimeve, motra e tij në vitin 2014 e kishte denoncuar pasi dyshonte se ai do të largohej për në Siri, por se po priste momentin e duhur.