Belen shtatzënë?

Gjatë puntatës së të dielës të “L’Arena”, Massimo Giletti ka deklaruar: “Sipas burimeve të mia, Belen nuk ka shkuar për të prezantuar Sanremos-n sepse është shtatzënë”. Kjo ishte një deklaratë bombë që ka mjaftuar për t’i dhënë start zërave të gazetarëve rozë, madje u ritransmetua edhe një intervistë e Belen dhënë Lorella Cuccarini-t në “Domenica In… In Onda”. Ja se çfarë thoshte Belen: “E kam thënë gjithnjë. Me zorr po pres të kem një fëmijë e shpresoj që të jetë vajzë. Që tani e di se si do t’a quajë, ANITA. Nëse do të jetë djalë do jetë një tragjedi, nuk do di si t’a thërras. Unë dua një vajzë që t’a trukoj e t’i kap flokët me gërsheta”. Të ketë folur kështu sepse është vërtetë shtatzënë apo ishte thjesht një moment ëndërrimi? Koha do t’a tregojë. Duhet vetëm pakëz durim…

Advertisement