Belen në telashe, e paguajnë 25 mijë euro për një orë por nuk respekton marrëveshjen

Mediat dhe publiku po flasin të gjithë kundra Belen Rodriguez, së cilës nuk po i pëlqejnë këto fjalë dhe ndaj ka përfshirë në ngjarje edhe avokatin e saj, Marcello D’Onofrio.
Të shtunën e 22 Tetorit Belen ishte e ftuar nderi në eventin “Tutto Sposi 2016” që u mbajt në Napoli nga ku nuk doli shumë e kënaqur.
Showgirl-i u shfaq disa orë me vonesë ndërkohë që shfaqi edhe shumë pakënaqësi rreth organizimit, duke u larguan në mënyrë demostrative tre herë nga aty për të ndenjur në makinën e saj. Jo vetëm kaq por Belen është bezdisur nga fansat të cilët kishin vajtur aty vetëm për të, duke mos i lejuar ti afrohen shumë. Të gjitha këto arsye bënë që publiku në atë mbrëmje ta fishkëllejë dhe ta shoqërojë me thirrjet: “Të kesh turp!”.
Por sipas asaj dhe stafit të saj ngjarjet nuk kanë qenë kështu. Avokati i Belen ka sqaruar se në sjelljen e saj nuk ka patur asgjë të cuditshme dhe aq më pak armiqësore, vetëm asaj i është dashur të kujdeset për veten.
Megjithatë në një intervistë dhënë për një revistë italianë, organizatori i aktivitetit, Lino Ferrara, është shprehur ndryshe.
“Belen u soll si divë duke krijuar mjaft probleme. I kemi paguar paradhënie 25 mijë euro për një orë e njëzetë minuta, por ajo nuk e respektoi marrëveshjen. Tashmë po diskutojmë me avokatët tanë në mënyrë që t’i kërkojmë asaj dëmshpërblim”, ka thënë Ferrara.
Organizatori ka sqaruar se është përpjekur t’i flasë showgirl-it por se përgjigjia që ka marrë nga ajo e ka tronditur.
“Tashmë paratë i kam marrë”, mësohet t’i ketë thënë ajo.

Advertisement