Këto kanë qenë fjalët e vajzës së spektakleve pas një lumë thashethemesh që kurrë nuk ishin konfirmuar. Pas zërave që filluan të qarkullonin nga ish i fejuari Fabrizio Corona dhe nga Andrea Pucci, kolegu i saj në COLORADO, tashmë është e sigurt se Belen pret një fëmijë nga balerini i Amici, Stefano De Martino, me të cilin ka një lidhje dashurie 8 mujore.
“Ëndërroj të bëhem nënë që prej moshës 19 vjeçare, e nuk më intereson aspak se kjo do të dëmtojë imazhin tim si seks simbol. Me këtë shtatzani për mua mbyllet një cikël. Unë dhe Stefano e dinim që do të kishim një fëmijë së bashku që pas pak ditësh që u njohëm. Kuptova menjëherë që ai ishte gjysma ime. Ky fëmijë është fryt i dashurisë dhe kritikat që bëhen lart e poshtë as që më bëjnë përshtypje”,- ka deklaruar showgirl-i për të përjavshmen CHI. Kështu ka dashur Belen që të mos komentojë akoma më tepër dhe mbi polemikat se i dashuri i saj Stefano u lidh me të duke tradhëtuar Emma Marrone.
Ndërkohë ajo vazhdon të tregojë se i kanë vendosur emrat për fëmijën: “Nëse do të jetë vajzë do t’a quajmë Sophie e nëse do të jetë djalë Santiago”.