Kjo raportohet nga revista People e cila nuk specifikon se ku apo kur ka lindur fëmija. Portman, e cila tani është 30 vjec, njoftoi në fund të dhjetorit se ishte shtatzënë dhe që kishte qëllim të martohej me partnerin e saj, balerinin dhe koreografin francez Benjamin Millepied. Çifti u takua në sheshxhirimin e filmit “Black Swan”, nën interpretimin e të cilit Portman fitoi dhe një çmim Oscar si Aktorja më e Mirë. Çifti, gjithmonë i rezervuar, ka njoftuar rastin e lumtur pa dhënë shumë detaje. Për aktoren e bukur, e cila ende nuk kishte mbaruar së marri dhuratat për ditëlindjen e tridhjetë, mori dhuratën më të bukur. Lindja e parë e bën këtë vit dhe më të shndritshëm për Natalie. Përveçse fitoi një Oskar, me filmin “Black Swan” takoi dhe partnerin Millepied. Për ta tani fillon roli më i vështirë, ai i prindërve, por Natalie nuk duket e shqetësuar: “Jam e bindur se do të bëj shumë gabime, por jam gati të mësoj”,- ka thënë aktorja.
Bëhet me djalë
Friday, January 16, 2026
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


