Beckham, mashkulli më seksi në botë

Ai është përzgjedhur nga revista “Pepole” si “mashkulli më seksi në botë” për këtë vit. Legjenda e futbollit, baba i katër fëmijëve, është shpallur si një ndër personazhet më tëheqëse në mbarë botën.

Futbollistit iu tha për këtë vlerësim gjatë një interviste në show televiziv amerikan të drejtuar nga Jimmy Kimmel, ndërkohë që Beckham është përgjigjur me shaka “Eshtë momenti më i mirë në karrierën time, nuk mund ta besoj! Natyrisht duhet të falenderoj prindërit e mi që më sollën në jetë, gjithashtu dhe parukieren time, stilistin tim dhe fotoshopin ”.

Advertisement

Gjithashtu ai tha se ishte shumë i nderuar dhe që e pranonte me kënaqësi, duke shtuar se: “Asnjëherë nuk kam ndjerë të jem një person tërheqës dhe seksi. Më pëlqen të vishem bukur dhe të ndihem mirë, por asnjëherë nuk e kam parë veten në këtë mënyrë”, ka deklaruar Beckham, që është dhe bashkëshorti i stilistes Victoria Beckham.

“Djemtë bëjnë shaka me mua dhe më thonë: Vërtet? Mashkulli më seksi në botë? Madje Brooklyn ishte ai që më tha: ”Je i sigurtë që nuk duhet të jem unë ai?”, tregon futbollisti britanik.