Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe dy bashkëpunime të rëndësishme!

Artistja shqiptare, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se më datë 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, atë të tretin në karrierë, “Bebe”.

Së fundmi, ajo i ka njoftuar fansat e saj në rrjetet sociale me listën e këngëve që do të jenë të përfshira në këtë album. Pjesë e albumit është edhe mega hitit “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan, por nuk do të mungojnë edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të rëndësishme.

Advertisement

Bëhet djalë për këngën e tretë “Satellite” të cilën ajo do ta sjellë në bashkëpunim me reperin e famshëm Snoop Dogg dhe këngën e fundit të albumit, “Seasons”, për të cilën ka bashkëpunuar me legjendën e muzikës ‘country’, Dolly Parton.

Albumi “Bebe” do të nisë me këngën e saj “Heart Wants What It Wants”, të cilën ajo e publikoi së bashku me klip në muajin shkurt.