Bebe Rexha sjell “No broken hearts” në bashkëpunim me Nicki Minaj

Pas suksesit që pati vetëm videoja me tekst, këngëtarja me origjinë nga Kosova, Bebe Rexha, ka sjellë në bashkëpunim me Nicki Minaj klipin e ri “No broken hearts”.

Kohët e fundit këngëtarja po korr sukses me zërin e saj, nga ata zëra që identifikohet menjëherë sapo dëgjohet. Në klipin e ri Bebe nuk e njeh masën ose, thënë më mirë, masën e pantallonave pasi edhe në një veshje disa numra më të mëdhenj ajo sërish duket seksi.Duke të dhënë herë pamjen e vogëlushes e gjitha në rozë, e veshur me shapka, herë atë të një femre super hot, këngëtarja duket se ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut pasi kënga është klikuar që në orët e para të publikimit. Klipi të jep idenë se nuk të duhet shumë për t’u klikuar pasi edhe me flokët e lagur apo me xhinse të gjera mund të tërheqësh vëmendje.

Advertisement