Krerët e Bashkimit Europian e kanë kundërshtuar planin financiar të shpëtimit me vlerë 240 miliarde dollare për vendet e Evropës Lindore, të cilat po ballafaqohen me krizën globale ekonomike. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha pas takimit në Bruksel dje, se një plan i vetëm i shpëtimit nuk është një gjë e mençur dhe se çdo vend gjendet në një situatë të ndryshme dhe se duhet të shikohet rast pas rastit. Nderkohe kryeministri çek Mirek Topolanek, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të BE-së, tha se Bashkimi nuk do të lerë askënd prapa. Zoti Topolanek po ashtu kundërshtoi thirrjet për ta bërë më të lehtë për vendet e Europës Lindore që të adaptojnë monedhën e përbashkët të BE-s, Euron.