Banka Botërore prezantoi sot në Tiranë “Raportin e rregullt ekonomik për Europën Juglindore”.
Sipas raportit të lexuar nga përfaqësuesja e Bankës Botërore Linda Shijaku, rritja ekonomike e rajonit gjarë 2014 ka qenë e dobët dhe ishte vetëm 0.2%, ndërsa u shpreh ajo, Shqipëria vlerësohet të ketë performancën më të mirë në rajon dhe pritet përmirësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik shqiptar”.
Sipas saj, “gjatë muajve të fundit të 2014, rritja ekonomike është gjallëruar si rezultat i përmirësimit të kreditimit, pagesës së detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë, si dhe rritjes së besimit të biznesit”.
Duke u ndalur në performancën e aktivitetit ekonomik në Shqipëri, sipas raportit të BB, Shijaku tha se “treguesi i konsumit dha kontribut në rritjen e aktivitet ekonomik, ndërsa tendenca për përmirësim pozitiv i ekonomisë do të vijoj edhe gjatë vitit 2015″.
Konsolidimi i politikave fiskale ka pasur korrektim në kahun e shpenzimeve, ndërsa theksoi ajo, kontributi fiskal pritet të jetë më i larë në tre mujorin e parë të vitit 2015 ne efektin e reduktimit të vlerave të borxhit që pritet të japë konsolidim fikskal. Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria, Shijaku tha se, mbledhja e taksave, reforma në sektorin energjitik cilësohen brenda parametrave, në raportin e BB.
Përsa i përket treguesit të inflacionit, ai ka qënë vazhdimisht i ulët, kjo si rezultat i rritmeve të ulta të rritjes ekonomike në eurozonë, e cila ka ndikuar në presione të ulta të çmimeve të importuara.
Përgjithësisht inflacioni në Shqipëri është drejtuar nga inflacioni i produkteve ushqimore. Në fund të vitit 2014 në muajin dhjetor, ulja e inflacionit u ndikua edhe nga ujla e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.
Sipas raportit të BB, agregatët monetar dhe kredia kanë filluar të gjallërohen në tre mujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2014. Kredia është kryer në terma pozitiv si pasojë e rritjes së kërkesës për kredi por edhe si rezultat i politikës monenare lehtësuese të Bankës Qendrore.
Ndërsa u shpreh ajo niveli i lartë prej 25% i kredisë me probleme lidhet me rritmet e rritjes së aktivitetit të ngadalësur të biznesit.
Raporti i Bankës Botërore, mbi ekonominë në Evropën Juglindore, vëren se klima e biznesit në Shqipëri është përmirësur ndjeshëm.
Sipas raportit të lexuar sot nga përfaqësuesja e Bankës Botërore Linda Shijaku, përmirësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, konfirmohet edhe nga treguesit e raportuar nga institucionet ndërkombëtare. Sipas saj, mbledhja e të ardhurave në sektorin e energjisë, lehtësimi i kushteve për kreditim, pagesa e taksave, janë faktorë që kanë ndikuar në përmirësimin e të bërit biznes, çka e bën optimist situatën për rritjen ekonomike në Shqipëri.
Sipas Raportit të BB, investimet specifike që do të ndërmerren në Shqiperi si projekti TAP, etj, do të ndikojnë në thithjen e prurjeve të kapitalit në ekonomi dhe konsolidimi ekonomise shqiptare do të vazhdojë edhe në të ardhmen.