Phil Rudd, bateristi i grupit AC/DC, është dënuar në Zelandën e Re me 8 muaj arrest shtëpiak për zotërim droge dhe kërcënime me vdekje.
61-vjeçari mendohet se ka kërcënuar me vdekje një ish-punonjës të tij. Kur policia i shkoi në banesë për ta pyetur për këtë çështje, i gjetën marijuanë dhe metamfetaminë.
Phil Rudd ka pushuar nga puna shumë nga stafi i tij, pas dështimit të albumit solo ‘Head Job’, në gushtin e vitit të kaluar. Për njërin prej tyre, ai i ka kërkuar një bashkëpunëtori që ta “heqë qafe”.