Që prej daljes nga shtëpia e “BBVA”, Kiara ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke shprehur të gjithë mbështetjen ndaj partnerit të saj, Luizit.
Dje, i dërgoi edhe një dron Luizit, me mbishkrimin: “Të kam zemër. Të dua, Kiara”.
Sa romantike. (Sytë zemra)
Nejse, vërdallë po thuhet se droni, përpos gjestit të dashurisë, përmban edhe një mesazh të koduar për Luizin, për t’i thënë atij se gjithçka jashtë është mëse në rregull dhe se duhet të vazhdojë me rrugëtimin e tij brenda “BBVA”.
Pse po qarkullojnë këto zëra?
Epo, le të rikthehemi pak pas në kohë, se e dimë që e keni parë
E mbani mend kur Luizi i tha Kiarës që në natën e spektaklit duhet të thoshte “Të kam zemër”, në rast se çdo gjë është ashtu siç Luizi e mendon? Ja pra, Kiara doli, pa se ç’bëhet, dërgoi dronin.