Basha i kërkon ODIHR-it prezencë maksimale në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot misionin paraprak faktmbledhës të ODIHR ku u diskutua mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri.
Basha ngriti shqetësimin për rrethanat e krijuara që shkojnë kundër klimës dhe standarteve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme.
Kru i opozitës tha se një tjetër pengesë është mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë. Zgjedhjet e 2013 dëshmuan se personat e inkriminuar që u afruan me mazhorancën e sotme dëmtuan rëndë standartet, duke blerë vota e shantazhuar qytetarët.
Basha veçoi presionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.
“Blerja e votave në zgjedhjet e pjesëshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave”, ka thënë Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha tha se prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standarteve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve.

Advertisement