Basha: 21 Qershori do të jetë festë e demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Kamëz, Xhelal Mziu.

Basha theksoi se 21 qershori do të jetë festë e demokracisë dhe askush nuk do të mund të devijojë vullnetin e zgjedhësve.

Advertisement

“Procesi i zgjedhjeve të 21 qershorit, me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare dhe Partinë Demokratike nuk do të mund të devijohet dot nga vota dhe vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, të djathtë e të majtë janë vendosur ta kthejnë 21 qershorin në festën e demokracisë, në triumfin e votës së lirë, në verdiktin e pashmangshëm të qytetarëve për qeverisjen dhe për pushtetin” theksoi Basha.

Basha i kujtoi mazhorancës premtimet e pambajtura, premtime të cilat i firmosën publikisht në Kamëz përpara zgjedhjeve të 23 qershorit siç është ai për legalizime falas.

Basha tha se shqiptarët janë sot të bashkuar si asnjëherë më parë sepse presin mirëqenie, siguri, punë dhe kthimin e shpresës pasi eksodi nuk është zgjidhje.