Barroso paralajmeron rritjen e papunesise

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso duke lajmeruar rritjen e papunesise ka deklaruar se “Kriza po godet gjithmone e me shume qytetaret evropiane”.  “Parashikohet qe papunesia te vije ne rritje dhe qe ne vitin 2009 te ngjitet ne 10%, shume me teper krahasuar me parashikimet e fundit”, ka deklaruar Barroso. Ai ka shtuar se ne samitin e lidereve te BE-se mbi punesimin, qe do te mbahet me 7 maj ne Prage duhet te dilet me strategji dhe zgjidhje te reja per te kufizuar sa me shume impaktin social te krizes.
Advertisement