Barack Obama flet për Lady GaGa

    “Gjatë një mbrëmjeje në Kaliforni pata një bisedë shumë produktive më lideren tuaj Lady Gaga”,- ka thënë Obama. Me këtë fjalë Presidenti ka dashur të theksojë se sa shumë është impenjuar ylli i popit në luftën për të drejtat e komunitetit LGBT, që ka mbërritur në një pikë shumë të rëndësishme, eliminimin e parimit “Don’t ask, don’t tell”. Tashmë ushtarët amerikanë nuk kanë pse të fshehin identitetin e tyre seksual. Ata mund të deklarohen haptazi pa pasur frikë. Jo Solomonese, President i Human Rights Campaign, ka ftuar të gjithë të pranishmit në event që të mbështesnin Barack Obama-n, pasi është “Presidenti që ka bërë më shumë se gjithë të tjerët në historinë amerikane për të përmirësuar jetën e komunitetit gay”.

    Ndërkohë Obama ka theksuar se “Çdo amerikan, gay, biseksual apo transseksual meriton të jetë i barabartë përpara ligjit dhe të shijojë të njëjtat të drejta si qytetarët e tjerë”. Ndërkohë ka shprehur edhe një shqetësim për një fenomen gjithnjë e në rritje që po prek nga afër të rinjtë: vetëvrasja e adoleshentëve gay, viktima të ngacmimeve. “Asnjë i ri gay nuk duhet të ndihet i vetmuar dhe i braktisur”,- ka thënë Obama. Ky problem ka qenë në qendër të vëmendjes edhe të Lady Gaga e cila i ka bërë homazh një fansi të saj 14 vjeçar që u vetëvra si pasojë e ngacmimeve.

    Advertisement