Bar Rafaeli përfundon në pranga

Duket se supermodelja Bar Refaeli është futur në telashe serioze.

Rafaeli është arrestuar pasi ka fshehur të ardhurat e saj prej miliona dollarësh.
Sipas raportimeve, ajo është arrestuar më datë 16 Dhjetor për evazion fiskal në vendin e saj të lindjes, Izrael.
Gjithashtu mësohet se supermodelja ka gënjyer lidhur me vendbanimin e saj në mënyrë që të shmangte pagesën e taksave.
Agence France-Presse vijon duke thënë se Bar ka përfituar mbi 257 mijë dollarë në të mira materiale, përfshi apartamente luksoze dhe makina, për të cilat nuk ka treguar.
Si Bar, ashtu edhe mamaja e saj, për momentin janë lënë të lira, por janë detyruar të dorëzojnë pasaportat si dhe nuk mund të largohen nga Izraeli për 180 ditë.

Advertisement