Banorët që janë përjashtuar nga ‘Big Brother’ dhe arsyet… (VIDEO)

Disa banorë të edicioneve VIP ose jo të “Big Brother Albania” janë skualifikuar nga gara për shkak të sjelljeve shpeshherë të dhunshme brenda shtëpisë. Kujtojmë në vijim disa prej përjashtimeve që kanë bërë më shumë bujë në historinë e reality show-t.

1- Ilda dhe Mardiola (Big Brother 1): Për shkak të një sherri të dhunshëm mes konkurrenteve Ilda dhe Mardiola, kjo e fundit u largua nga programi, ndërsa Ilda u përjashtua nga produksioni.

Advertisement

2- Edison (Big Brother 4): u largua pas kërcënimit të një tjetër banori, Sokolit.

3- Kika (Big Brother 8): Kika u përjashtua pas debateve të forta me banorët e tjerë, që degraduan në dhunë fizike. Kika u përplas fizikisht me një tjetër banore, Albën, dhe tentoi të bënte të njëjtën gjë me disa banorë të tjerë.

4- Damiano & Armela (Big Brother 9): Damiano u përjashtua pasi theu rregulla të mirëpërcaktuara në kontratë. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregoi asokohe se Damiano kishte shkelur rregullin duke njoftuar miqtë për pjesëmarrjen në “Big Brother”, ndërsa ata kishin nisur fushatën për promovimin dhe mbështetjen e tij. Në edicionin e nëntë, gara luhej në çifte, ndaj bashkë me të u përjashtua edhe vajza, Armela, që ishte çift me Damianon.

5- Kejvina (Big Brother VIP 2): Një debat mes Luizit dhe Kejvinës degradoi në dhunë fizike nga kjo e fundit. Për dhunën e përdorur, por edhe për mënyrën se si reagoi në ditët në vazhdim, produksioni vendosi që Kejvina të skualifikohet nga gara.

6- Ermiona Lekbello (Big Brother VIP 2): Ermiona u përfshi në shumë debate brenda shtëpisë. Produksioni e përjashtoi për shkak të dhunës verbale të përdorur në mënyrë të përsëritur.

7- Eva Alikaj (Big Brother VIP 2): Aktorja Eva Alikaj u përjashtua për shkak të shprehjeve kërcënuese të përdorura kundrejt Luizit, mes tyre edhe fraza “të çaj kafkën”.

8- Klodian Duro (Big Brother VIP 3): Ish-futbollisti Klodian Duro u përjashtua nga gara e “Big Brother VIP” për shkak të deklaratave tronditëse për dhunën. Duro – i arrestuar në 2020-n për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje – kërcënoi në “Big Brother VIP” duke thënë: “Ruajuni nga unë se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju?”.