Ballsh – Autobusi bie në humnerë, 8 të vdekur dhe 20 të plagosur

Mësohet se autobusi vinte nga Gjirokastra ndërsa po udhëtonte për në Tiranë. 8 të vdekur dhe 20 të plagosur janë të dhënat paraprake pas aksidenti tragjik. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qënë humbja e drejtimit të autobusit të linjës Tiranë -Athinë me targë INB 9900 i cili drejtohej nga shtetasi Tomas Tsogas. Ende po punohet për nxjerrjen e kufomave me mjete të përfocuara pasi viktimat ndodhen në 100 metra thellësi dhe terreni e vështirëson situatën. Drejt Tiranës janë nisur autombulanca ndërsa ende në autobus ka persona të bllokuar.

Advertisement