“Të enjten e ardhshme në Strasburg do të propozohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, tha në një konferencë për shtyp komisioneri, Zhak Baro. Propozimi duhet të miratohet nga 27 ministrat evropianë të Drejtësisë, ndonëse votimi unanim nuk është i nevojshëm. Menjëherë më pas, Komisioneri për Drejtësi i BE-së Baro tha se në regjimin e ri të vizave do të përfshihen edhe Shqipëria dhe Bosnja, “në vitin 2010, kur t’i kenë përmbushur kriteret e duhura”.