Ballkan – Rompuj nis turnenë e vizitave

Lajmi është bërë me dijeni ng zëdhënësi i tij, Hesus Karmone, sipas të cilit vendi i parë i ndalesës është Sllovenia, duke u përmbyllur më pas me Kosovën. Ndërkaq, sot në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, pritet që ai të takohet me kryeministrin, Boris Pahor. Më pas, bëhet me dijeni se presidenti i Bashkimit Evropian do të qëndrojë në Kroaci, ku priten bisedime me presidentin e vendit, Ivo Josipoviç dhe kryeministren, Jadranka Kosor. Ndërsa në mbrëmje, Herman Van Rompuy mësohet se do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadiç. Për të shënuar të martën në Kosovë, fundin e turit të tij ballkanik, me një vizitë në Kosovë, ku ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në shtabin e EULEX-it dhe një takim me presidentin, Fatmir Sejdiu. Në paralajmërim e tij për vizitën në Ballkan, Van Rompuy ka thënë se do të vijë në Ballkan për të konfirmuar se stabiliteti dhe integrimi evropian i kësaj pjese është i rëndësisë së veçantë për BE-në.

Advertisement