Ballkan – Rehn, kriza ekonomike nuk do ndalë procesin e integrimit të Ballkanit në BE

“Vënia në pikëpyetje e obligimeve tona për zgjerim nuk do të na ndihmojë në përballjen me krizën ekonomike”, tha Rehn në një konferencë në Pragë kushtuar bilancit të zgjerimit të unionit. “Zgjidhja e statusit të Kosovës ishte njëri nga gjashtë qëllimet që BE-ja i vuri vetes në fushën e zgjerimit në vitin 2004”, tha Rehn. Ai tha se 2009-ta do të duhej të jetë vit i liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Çdo vënd duhet të ketë sistem të besueshëm të sigurisë, pasaporta biometrike, kontroll të integruar në kufijtë, dhe të luftojë me efikasitet krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha Olli Rehn.

Advertisement