Aktori 46 vjeçar ishte duke festuar shfaqjen e filmit të tij më të ri “Public Enemies”, me një grup miqsh, përfshirë dhe bashkëprotagonisten Marion Cotillard dhe regjizorin Michael Mann. Kamarieri Mohammed A. Sekhani ka konfirmuar për Chicago Sun Times: ”Depp bëri një festë për 15 miqtë e tij dhe bakshishi u nda në 12 pjesë. Depp është më i miri ndër yjet që u kam shërbyer. Është një ikonë e vërtetë dhe aftësia e tij për të respektuar të tjerët është fenomenale. Deep është cool dhe bujar”. Kjo nuk është hera e parë që aktori lë bakshishe të majme për të treguar vlerësimin për shërbimin e mirë. Vitin e kaluar la 1 500 $ bakshish pasi darkoi në Wisconsin.