Azealia Banks heq dorë nga muzika rap

Azealia Banks ka vendosur të heqë dorë nga muzika rap. Ajo ka bërë këtë zgjedhje sepse karriera e saj ka ngecur. Synimi i saj është të jetë vetëm një këngëtare dhe jo një repere, siç është quajtur deri tani. Azealia i ka njoftuar fansat e saj nëpërmjet një postimi në Facebook. Ajo shkruan: “Sinqerisht jam e lodhur nga muzika rap. Duke pasur parasysh që karriera ime po pëson ulje kam vendosur të mos bëj më rap. Unë jam lodhur duke qenë ajo vajza rap-ere. Unë kam bërë rap sepse vetëm në këtë mënyrë mund të paguaja faturat. Unë do të vazhdoj muzikën, por nuk do të jem një rap-ere asnjëherë”. Ajo ka pasur shumë probleme me mediat urbane dhe për këtë arsye ka vendosur që të jetë një këngëtare e thjeshtë duke mos pasur lidhje me rap-in.

Advertisement