30 vjetorin nuk e kaloi ashtu sic ekishte imagjinuar. Kur Avril Lavigne vajti në Las Vegas, Tetorin e kaluar, për të festuar ditëlindjen, kishte kohë që ndihej shumë keq.Por doktorrët ende nuk mund të thonin se cfarë kishte këngëtarja
“Miqtë më pyesnin se cfarë kisha. Por as unë vetë nuk e dija”, tregon ajo për People.
Vetëm më vonë, pas disa muajve të kaluar në letargji, me dhimbje koke, këngëtarja mori vesh se vuante nga një rast i rëndë i një sëmundje të cilën e quajnë “Lyme”.
“Nuk e mendoja dot se një pickim insekti mund të bënte dicka të tillë”, thotë Lavigne. “Isha në regjim shtrati për 5 muaj.”
Këngëtarja ka qëndruar në shtëpinë e saj në Ontario ku ka kaluar kohë me familjen e saj, duke parë filma por edhe duke komunikuar me fansat përmes rrjeteve sociale. Në ndihmë i ka ardhur mamaja e saj, ndërsa bashkëshorti (Chad Kroeger) sa herë mundej shkëputej nga turneu i tij me Nickelback.
Por ndërsa kalonte këto ditë të këqija ajo thotë se e kanë ndihmuar shumë fansat, të cilët i kanë qëndruar pranë me mesazhet e tyre, duke pritur që ajo të shërohet.
Kënga e saj më e re, “Fly” do të publikohet këtë muaj.