Austri – Ulet avioni me spiunët rusë

Agjentët rusë, pesë burra dhe pesë gra, u dëbuan më herët nga Shtetet e Bashkuara pasi pranuan në gjykatë se kishin spiunuar në favor të një vendi tjetër. Nga ana tjetër, presidenti rus Dmitri Medvedev ka falur katër persona të dënuar për spiunazh në favor të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Sipas mediave ndërkombëtare, në aeroportin e Vjenës është ulur edhe një avion rus, pothuajse në të njëjtën kohë me atë amerikan që erdhi nga Nju Jorku. Korrespondentja e BBC në Austri, Bethany Bell tha se ende nuk ka një informacion zyrtar se si do të kryhet shkëmbimi, por në të kaluarën palë të treta janë përdorur në procese të tilla.

Advertisement