Austri – OPEC nuk ndryshon sasite e prodhimit te naftes

Ministrat e industrise se naftes nga 12 vendet e OPEC-ut, ne takimin e Vjenes, vendosen te mbajne sasite e prodhimit ne nivelet aktuale. Disa prej ministrave bene presion per pakesim te metejshem te volumit te prodhimit, por te tjeret kerkuan konsolidimin e te ardhurave, duke u bazuar te pakesimet e meparshme perpara se te shqyrtohej mundesia per zvogelim te ri te sasive te prodhimit. Nderkohe qe kerkesa per nafte pritet te zvogelohet gjate vitit ne vazhdim, vendet e OPEC-ut kane ndermend te shmangin nje ulje tjeter te çmimit.
Advertisement