Austriaku Josef Fritzl, i cili u përball me akuzat për përdhunim, incest, izolim dhe vrasje, ëshë dënuar me burgim të përjetshëm. Para se te jepej vendimi, 73 vjecari është shprehur se ndihej shumë keq për atë që kishte bere por tashmë s’mund të kthente prapa asgjë. Për këtë ai ka kërkuar thellësisht ndjesë duke thënë se ishte penduar maksimalisht për atë që i kishte berë familjes së tij prej dekadash.