Feith do të raportojë sot para 25 përfaqësuesve të shteteve anëtare të grupit ndërkombëtar për zhvillimet në Kosovë që prej mbledhjes së fundit të këtij grupi ndërkohë që pritet të diskutohet edhe për mandatin e Feith. Zëdhënësi i kësaj zyre Edi Megafi, bëri të ditur se ndryshimet e mundshme në mandatin e Feith do të lidhen me progresin që kanë arritur institucionet kosovare në fusha të ndryshme.