Arrestimi raportohet të ketë ndodhur vetëm disa orë pas bërjes publike të urdhër arrestit ndërkombëtar nga Prokuroria e Kroacisë. Sanaderi u largua nga vendi pak orë përpara diskutimit në parlament të kërkesës për heqjen e imunitetit. Prokuroria deklaroi se Sanaderi dyshohet për keqpërdorim të detyrës. Sander ka drejtuar qeverinë e Unionit Demokratik Kroat nga viti 2003 deri në vitin 2009.