Në një kohë që “Festa e Mamasë” për shumë persona do të thotë lule dhe kartolina, për aktorin Ashton Kutcher lidhej me rimodelimin e një shtëpie të tërë.
Aktori vendosi të surprizojë mamanë e tij duke dekoruar nga e para shtëpinë e tij të fëmijërisë në Iowa.
“Kështu dua të falenderoj mamanë time”, ka thënë 37 vjecari.
“Këtë shtëpi e kam ndërtuar unë së bashku me njerkun tim, kur kam qenë 13 vjec”, ka shpjeguar Kutcher.
“Unë tashmë jam bërë me vajzë, ndërsa motra ime me djalë. Prandaj doja që kjo shtëpi të ishte e përshtatshme edhe për nipërit e mbesat.”

Advertisement