Por ka një problem të vogël… Ndërkohë që Will do të donte një ceremoni gjigande martese, Drew (që ka provuar ceremoni martesore dhe më parë me Jeremy Thomas dhe Tom Green) dëshiron një ceremoni më intime në pronën e saj në Montecito të Kalifornisë. “Will-it i pëlqen shumë të organizojë festa, ndaj mendon për një festë me shumë stil. Ndërsa Drew ëndërron për intimitet në pronën e saj”,- ka thënë një burim për In Touch Weekly. Aktorja që është edhe shtatzënë i ka propozuar të fejuarit (konsulent arti) një pakt: nëse pranon një martesë të vogël, mund të bëhet mbreti i të gjitha festave si baba. Pas shtatzanisë edhe Drew mund t’i shijojë festat bashkë me të. E ndërsa presim që çifti të zgjedhë dilemën, mësohet një tjetër detaj. Drew do të veshë në ditën e madhe një fustan nga Chanel dhe…. në bark ka një vajzëëëëëë….