Arsimi profesional/ Klosi: 2000 të regjistruar në dy ditë, bursa studimi për nxënësit në nevojë

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e shkollave profesionale, nga ku i bëri thirrje të rinjve që të orientohen drejtë arsimit profesional.

Ministri Klosi gjatë fjalës së tij nënvizoi se kërkesat e të rinjve për tu regjistruar në arsimin profesional janë rritur dhe sipas tij, vetëm dy ditët e fundit ka pasur një numër prej 2000 të regjistruar nga ku 700 janë regjistruar në Tiranë.

Advertisement

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i ka bërë apel të gjithë bizneseve që të bashkëpunojnë për realizim sa më të mirë të reformës në arsimin profesional.

Klosi tha se synimi është që 50% e mësimit të zhvillohet në shkolla dhe 50% në biznese.

Ai tha gjithashtu, se do të jepen bursa studimi për grupet e nxënësve në nevojë.

“Këshilli i ministrave do të miratojë vendimin për mbështetjen me bursa studime për të gjithë grupet në nevojë, pasi kjo është një nevojë e tregut të punës. Do të mbështeten me bursa nxënësit nga zona veri-lindore dhe juglindore të vendit’, tha Klosi.

Ministri Klosi vuri në dukje se , në mënyrë që të rinjtë të jenë të orientuar drejt arsimit profesional duhet bashkëpunim me bizneset, prindërit, ministrive dhe mediave lokale.

“Së shpejti ‘, tha Klosi do të nxjerrim udhëzimet e plota funksionale të hartuar në konsulencë më të mirë Europiane. Rregullorja e re do të jetë parësore për ju që nga dita e parë e punës deri në vitin e ri akadamike’.

Një nga sfidat e arsimit profesional për Klosin është që arsimi profesional në Shqipëri të kthehet në një model atraktiv për rajonin.

“Ta kthejmë arsimin tonë profesional në një model atraktiv në rajon , nxënës nga Kosova, Maqedonia etj, të aspirojnë të shkollohen në shkollat tona profesionale, që bizneset e huaja që vijnë në Shqipëri të jenë të interesuar të punësojnë nxënësit tanë të rinj të arsimit profesional’, tha Klosi.

Një tjetër sfidë për të cilën Klosi foli gjatë takimit është ngritja e shkollave të ekselencës , që të kërkojnë të akreditohen nga sistemi europian i edukimit profesional.

Ministri tha se “ne kemi sot bashkëpunim me qeverinë austriake, me përfaqësues e donatorë gjermanë, kemi bashkpunim me shkollat austriake si dhe shumë eksperianca të tjera që na japin shpresa se arsimi profesional në shqipëri të behet I konkurueshëm në rajon.

Nga ana e saj, zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj u bëri thirrje prindërve që të drejtojnë fëmijët e tyre drejt arsimit profesional.

“Ministria e Mirëqënies Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, i drejtohen kategorisë së prindërve nëpërmjet këtij takimi, sespse tashmë janë në momentin më të rëndësishëm për jetën e tyre, se ku dhe si duhet të regjistrojnë fëmijët e tyre . Është moment, për t’i bëre me dije se tashmë qeveria e ka prioritet problemin e arsimit profesional por e shikon edhe si një garanci të domosdoshme për zhvillim, dhe në ndarjen e 61 bashkive, për ti regjistruar fëmijët në shkollat profesionale. Jeni në kohë për të shkuar dhe regjistruar fëmijët tuaj në 41 shkollat profesionale në shqipëri, ku ka programe të qarta dhe mësues të specializuar e me një plan të qartë të qeverisë, për të plotësuar nevojat e tregut”, nënvizoi Malaj.

Sakaq, ajo shtoi se arsimi profesional ka nevojë për një kurrikul të re, në kuadër të zhvillimit të këtij arsimimi të specializuar.

Nëpërmjet bashkëpunimit të Ministrive, grupeve të interesit dhe biznesve, sipas Malaj realizohen 3 indikatore, e para afrohet nxënësi me tregun e punës, nxënësi kualifikohet pranë praktikës nëpër biznese dhe rekrutimi nëpër kompani që kërkojnë këtë lloj specilaizimi do të jetë I thjeshtë për nxënësit.