E paskan harruar të gjithë Carly Rae Jepsen?!? Këngëtarja pop që u bë shumë e famshme nga kënga CALL ME MAYBE, fatkeqësisht mundi të mbledhë vetëm 20 fansa në eventin “Cup of Warmth Campaign” të David’s Tea, në qendrën komerciale Yorkdale Mall (Toronto). David’s kish lajmëruar se paratë e grumbulluara nga shitja e çdo filxhani çaji do të shkonin në favor të strehëzave lokale për të uriturit, por me sa duket nuk mjaftoi. Fatmirësisht Carly qëndroi me profesionalizëm deri në fund duke pozuar e qeshur me ato pak fansa që ishin prezentë, por padyshim diçka e tillë do të ketë vrarë egon e saj. Me sa duket ajo është artistja e radhës që bie viktimë e suksesit të një kënge të vetme…
Urojmë që të mos bjerë në depresion dhe ç’është akoma më e rëndësishme të n’a dhurojë këngë të tjera të bukura si CALL ME MAYBE…
[youtube=http://youtu.be/fWNaR-rxAic&showinfo=0&rel=0]