Arrin 100 milionë ndjekës, Jennifer Lopez surprizon fansat me dhuratën e veçantë

Tjetër sukses për JLo!

Këngëtarja e famshme sapo ka arritur shifrën e 100 milionë ndjekësve në Instagram, duke u shndërruar në një ndër yjet më me influencë në këtë rrjetet social.

Advertisement

Këngëtarja vendosi t’i falënderojë të gjithë fansat e saj besnikë, përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj. Jennifer zbuloi se do ftojë njërin nga ndjekësit e saj në premierën e filmit “Hustlers” në Toronto.

“100 milionë ndjekës?!?! WOW!!! Përulem dhe u jam mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju njerëz nënkuptoni gjithçka për mua, kështu që nesër ftoj një nga ju (dhe një mysafir) në premierën e filmit “Hustlers” në Toronto! E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shkruani numrin tim personal ë / Insta, emrin tuaj dhe qytetin tuaj të vendbanimit: +1 (305) 690-0379 dhe unë do të përgjigjem brenda disa orëve në vazhdim nëse jeni fitues – ka thënë këngëtarja.

/News31.al/