Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.
Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin, GJKKO vendos detyrim paraqitje ndaj deputetes. Ndërkaq personi i tretë ndaj të cilit është ngritur akuzë ende nuk është konfirmuar.
Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrtar nga SPAK për akuzën zyrtare.
Mësohet se ai po kthehej nga Kosova në momentin që u ndalua nga policia në kthesën e Kamzës.